LAJMI I FUNDIT:

Nitaj i reagon sërish Isa Muatafës: Pse s’po e përmend edhe Hashim Thaçin kur po flet për shkelësit e Kushtetutës

Nitaj i reagon sërish Isa Muatafës: Pse s’po e përmend edhe Hashim Thaçin kur po flet për shkelësit e Kushtetutës

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj i ka reaguar kreut të LDK-së Isa Mustafa lidhur me akuzat ndaj Qeverisë Haradinaj dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ekipin negociator.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nitaj, e ka pyetur Mustafën se pse s’po e përmend edhe Hashim Thaçin kur po flet për shkelësit e Kushtetutës lidhur me Ligjin për Dialog e Ekipin Negociator.


Mustafa ka kërkuar shkarkimin e Qeverisë dhe të Parlamentit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se Ekipi i votuar fillimit në Ekzekutiv e pastaj në Kuvend u shpall jo-kushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkaq, Nitaj ka thënë se edhe Isa Mustafa është shkelës i Kushtetutës për faktin se kishte nënshkruar një marrëveshje për Asociacionin e Komunave me Shumice Serbe, i cili po ashtu ishte rrëzuar nga Kushtetuese se shkelte.

Muharrem Nitaj ironizon me Isa Mustafën: Pula e kojshisë e bën venë më të madhe
Lexo po ashtu Muharrem Nitaj ironizon me Isa Mustafën: Pula e kojshisë e bën venë më të madhe

“Për Ish-kryeministrin i kam disa pyetje: Nëse qenka turp që një deputet ta votojë një ligj i cili mund të rezultoj i papajtueshëm me Kushtetutën, pse nuk qenka turp që një Kryeministër të nënshkruaj një marrëveshje ndërkombëtare e cila nuk qenka në pajtim në 23 nene të saj me frymën e Kushtetutës!? E dyta, meqë i paskeni gjetur të gjithë shkelësit e Kushtetutës; Qeverinë, Parlamentin, deputetët, pse nuk e keni përmendur edhe Presidentin, që është filtri i fundit i një ligji para se të hyjë në fuqi!?”, ka shkruar Nitaj, në reagimin e dytë ndaj Isa Mustafës.

Ndërkohë, në reagimet e mëhershme, Nitaj tha se Isa Mustafa po luan me idenë se veza e pulës së kojshisë është më e madhe.

Isa Mustafa tha se një debat i tillë për shkelje të kushtetutës s’duhet të degradojë në debat pulash e vezësh.

Mustafa: Nuk duhet të lejojmë që Kosova të drejtohet nga shkelësit e Kushtetutës
Lexo po ashtu Mustafa: Nuk duhet të lejojmë që Kosova të drejtohet nga shkelësit e Kushtetutës

Nitaj ka dhënë një shpjegim edhe për këtë duke thënë se ish-Kryeministri që është edhe akademik s’i kupton figurat letrare.

“Prandaj e kam përmendur atë metaforën e pulës së kojshisë që vezën e bën më të madhe, pa as më të voglin kasavet se do të turpërohesha, por e pranoj se nuk kam llogaritur se ju krejt këtë debat, do ta shndërronit në luftë pulash e vezësh, ose pse nuk do ta kuptonit metaforën ose pse kështu do ta kishit më të lehtë!”, ka shkruar Nitaj.

Madje, Nitaj ka thënë se s’është e turpshme që dikush gabon por problemi është kur s’e pranon gabimin.

“Për mua as njëra as tjetra nuk janë të turpshme, sepse të gjithëdijshëm nuk jemi, por turp është kur këtë nuk e pranon, ose përpiqesh ta minimizosh! Dhe e fundit, a hiç nuk shihni ngjashmëri me shkeljet që keni bërë vet, dhe me “gverrin” që na e keni lënë me marrëveshjen e Asociacionit, sado që ato janë në proces për t’u korrigjuar pas Kushtetuesës, apo gabimet e të tjerëve janë sa bjeshka e tuajat janë hiç fare”, ka shtuar ai.

Gjatë ditës, në mbrojtje të Isa Mustafës doli edhe Bajram Gecaj i LDK’së, i cili e quajti Nitajn hipokrit e injorant.

Mustafa e quan të turpshëm krahasimin që i bëri Nitaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese me vezët e pulave
Lexo po ashtu Mustafa e quan të turpshëm krahasimin që i bëri Nitaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese me vezët e pulave

Ndërkohë, Muharrem Nitaj në FB tha se Gecajn e ka abortuar LDK’ja, duke marrë shkas nga dështimi i zyrtarit të LDK’së të marrë pozita në parti.

“E para, e vlerësoj që ishkryeministri Mustafa, është përfshirë vet në vazhdimin e debatit të nisur prej tij, për shkelësit e Kushtetutës dhe nuk i ka lënë hyzmeqarët, sado që të paktën njëri prej tyre, që nuk ia vlen t’i përmendet as emri, edhe pse i “abortuar” nga LDK-ja, nuk e lë pa hyrë në valle, edhe pa e ftuar hiç!”, ka shtuar ai.

“Çështjen e zgjedhjes suaj Kryetar Parlamenti, as që e kam zënë në gojë. Nuk e kuptova pse e keni përmendur!”, ka thënë Nitaj.