LAJMI I FUNDIT:

Nitaj i reagon Mustafës: Taksa ka qenë përgjigje ndaj luftës së hapur të Serbisë

Nitaj i reagon Mustafës: Taksa ka qenë përgjigje ndaj luftës së hapur të Serbisë

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ku ky i fundit vendimin për taksën ndaj produkteve serbe e quajti vendim popullist.

Nitaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Mustafa duhet ta dijë se taksa ndaj produkteve serbe ka qenë përgjigje ndaj luftës së hapur që Serbia po i bënë Kosovës, edhe në planin ekonomik, edhe në planin politik e diplomatik, madje edhe të sigurisë.


Mustafa vendimin për taksën ndaj prodhimeve serbe e quan "popullist": Qeveria duhet të shkojë në shtëpi
Lexo po ashtu Mustafa vendimin për taksën ndaj prodhimeve serbe e quan "popullist": Qeveria duhet të shkojë në shtëpi

Reagimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e paska “goditur” edhe një herë Kryeministrin Haradinaj, për taksën ndaj produkteve serbe! E paska cilësuar vendim populist!

Zotëri Mustafa, duhet ta dijë se taksa ndaj produkteve serbe ka qanë përgjigje ndaj luftës së hapur që Serbia po i bënë Kosovës, edhe në planin ekonomik, edhe në planin politik e diplomatik, madje edhe të sigurisë!

Kjo taksë është vendim i Qeverisë dhe është pasojë që shkakun e ka në Beograd e jo në Prishtinë. Mund të mos jetë vendimi më i mirë, por njeriu lufton me çka ka!

Sa i përket letrës së Presidentit Trump, duket që Kryetari i LDK-së, Mustafa e paska kuptuar gabimisht atë! Presidenti Amerikan bën thirrje për unitet në këtë proces, dhe nëse dikush nuk po e përfillë këtë këshillë të tij, ai është vet zoti Mustafa.

Në delegacionin e Kosovës janë katër zëvendëskryeministra dhe Qeveria është mjaftueshëm e përfaqësuar, por opozita jo. Uniteti politik bëhet atëherë kur edhe opozita është pjesë e tij. Kjo është kaq e thjeshtë. Mjafton të vendosni!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori