LAJMI I FUNDIT:

Nissan Versa i ri me çmim shumë të lirë

Nissan Versa i ri me çmim shumë të lirë

Vetura ofron shumë, për një pagesë mjaft të ulët

Me çmim fillestar prej 11 mijë eurove, gjenerata e dytë e Nissan Versa ishte ndër veturat më të lira në treg, me teknologji të lart dhe luks të konsiderueshëm, transmeton Telegrafi.


Tani Nissan e ka lansuar edhe Versa të ri dhe është kujdesur që të ketë çmim shumë të lirë, mirëpo me fokus në teknologjinë dhe sigurinë e lartë.

Krahasuar me modelin aktual, Versa i ri me 1.6 litra që prodhon 122 kuaj fuqi është pak më i shtrenjtë, mirëpo shuma fillestare prej 13,200 eurove nuk duket aspak shtrenjtë. Për pakon e plotë të Nissan Versa, duhet paguar 14,700 euro.

Si opsione standarde janë frenat automatike emergjente, përcjellja e lëvizjes në shirit dhe dritat për asistim.

Butoni për ndezje, ekran i ndjeshëm në prekje me shtatë inç, kontrolli në timon dhe hapja automatike e dritareve, janë gjithashtu standarde në këtë model.

Vetura Nissan Versa ofrohet në tetë ngjyra të ndryshme, përfshirë edhe hije të së kuqes, kaltrës dhe portokalltës, që janë shumë të mira. /Telegrafi/