LAJMI I FUNDIT:

Nissan me standard të teknologjisë për siguri më të lartë në të gjitha veturat (Foto)

Nissan me standard të teknologjisë për siguri më të lartë në të gjitha veturat (Foto)

Deri më 2021, Nissan do ta bëjë standarde teknologjinë që ofron sigurinë më të lartë, si pako për të gjitha veturat

Ndihmësi i shoferit gjatë lëvizjes në kolonë, detektori i këndit të vdekur dhe parashikuesi i përplasjeve të mundshme, janë disa prej teknologjive që rrisin sigurinë që po ofrohen në veturat e reja, por ato janë të përfshira në pako dhe kanë çmim mjaft të lartë, transmeton Telegrafi.


Prodhuesi japonez Nissan, po dëshiron ta ndryshojë këtë dhe do ta integrojë sistemin e ri të pajisjeve që rrisin sigurinë në të gjitha veturat deri më 2021, në mënyrë që të reduktojë sa më shumë aksidentet.

“Ideja është që me Nissan Intelligent Mobility, të pajisen të gjitha makinat që dalin në teren”, ka thënë Denis Le Von, që është një prej zyrtarëve të lartë në Nissan.

Sistemi do të quhet Safety Shield 360 dhe do të përfshijë detektorë në pjesën e përparme, të pasme dhe anësore, përfshinë frenimin automatik në rast emergjencash dhe para kalimtarëve që shfaqen papritmas.

Me anë të kamerave të avancuara dhe radarëve të shumtë, do bëhet identifikimi i objekteve rrethuese apo njerëzve, ndërsa shoferi do lajmërohet me shenja të ndryshme dhe me sistem audio, apo edhe të ketë ndalim të menjëhershëm nga algoritmi i integruar.

Kamerat në të gjithë eksterierin, shfaqin gjithçka në ekranin para shoferit, duke ia bërë pothuajse të pamundshme mundësinë e përplasjes në rast të hyrjes dhe daljes prej parkingut. Ky sistem i avancuar i sigurisë, pritet të jetë pjesë së pari në modelt Rogue, Rogue Sport dhe Altima që lansohen më 2019. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori