LAJMI I FUNDIT:

Nissan Skyline R34 GT-R V-Spec II Nur mund të bëhet më i shtrenjti në histori

Nissan Skyline R34 GT-R V-Spec II Nur mund të bëhet më i shtrenjti në histori

Ndërsa vitet kalojnë, Nissan Skyline R34 GT-R bëhet gjithnjë e më i vlerësuar dhe i shtrenjtë në treg, dhe kur dikush del në shitje, ai arrin rregullisht një çmim të lartë.

Adhuruesit e pasur të këtij modeli tani kanë mundësinë të blejnë një kopje në gjendje perfekte.


Është një model V-Spec II Nur, i cili është një nga vetëm 718 kopje të prodhuara dhe ka përshkuar vetëm 10 kilometra. Për t’i bërë gjërat edhe më interesante, kjo veturë është një nga vetëm 159 me ngjyrë të bardhë. Së shpejti do të marrë një pronar të ri pasi do të shitet në ankand në Japoni.

Vetura nuk u regjistrua kurrë dhe mundësohet nga versioni N1 i Nissan i motorit të famshëm RB26DETT. Ëhtë një motor i ri me bosht, një sistem më i mirë i ujit dhe vajit në bllokun e motorit, pistona të përmirësuara dhe unaza të sipërme të pistonit, turbo-karikues të rinj dhe boshte të përmirësuara, raporton carscoops.

Nissan lançoi Skyline V-Spec II Nur në vitin e fundit të prodhimit, të quajtur pas Nurburgring, dhe modeli standard zhvillon 330 kuaj/fuqi. Sidoqoftë, motori N1 është më i fuqishëm dhe ky model gjithashtu ka pezullim më të fortë, frena më të mëdha dhe një mbulesë me fibra karboni.

Vitin e kaluar, një Skyline GT-R V-Spec II i ngjashëm u shit për 485 mijë dollarë. Ajo veturë kaloi vetëm 362 kilometra. Nuk do të jetë aspak e çuditshme nëse vetura në fjalë shitet për më shumë se 500 mijë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Auto
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive, 70 për qind e veturave të reja të shitura kanë ndërrues automatik

Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive, 70 për qind e veturave të reja të shitura kanë ndërrues automatik

Auto
Zhvillimi i SUV-it elektrik Polestar 3 është drejt përfundimit

Zhvillimi i SUV-it elektrik Polestar 3 është drejt përfundimit

Auto
Musk thotë se Tesla do të fillojë prodhimin e

Musk thotë se Tesla do të fillojë prodhimin e "robotaksi" në vitin 2024

Auto
Kalo në kategori