LAJMI I FUNDIT:

Nissan Rogue i ri shfaqet më herët se që pritej, ka dukje shumë më të mirë se modeli aktual

Nissan Rogue i ri shfaqet më herët se që pritej, ka dukje shumë më të mirë se modeli aktual

Bazuar në dokumentet e rrjedhura, shihet dukja që do të ketë modeli i ri

Ditë më parë, është parë duke u testuar një model i ri nga Nissan, që kishte shtresa të mëdha kamuflazhi, ndërsa më vonë u kuptua se bëhej fjalë për gjeneratën e re të Rogue, transmeton Telegrafi.


Më vonë, është bërë e ditur, se kjo makinë do të prezantohet në fund të vitit, nëse gjithçka shkon sipas planit dhe nuk ka ndonjë shtyrje si pasojë e coronavirusit.

Skicat e kësaj makine, që nuk bëhet e ditur se si do të quhet, tani kanë rrjedhur dhe është shfaqur shumë më herët se që prij. Imazhet e tregojnë se ngjanë shumë me Nissan Juke, ndërsa platformën dhe të gjitha linjat i ka sikurse të Rogue.

Dukja e kësaj makine, pritet të jetë shumë më e mirë se e modelit aktual, pasi ka disa përditësime, përfshirë edhe grillin në formë të shkronjës V.

Në shikim të parë, ngjanë pak edhe me Toyota RAV4, por vazhdon t’i ketë linjat origjinale të Rogue aktual, vetëm se më të rrumbullakosura.

Brenda kapakut, pritet që Nissan Rogue ta ketë motorin me 2.5 litra të huazuar nga Altima që prodhon 188 kuaj fuqi, ndërsa pritet të ketë teknologji shumë më të avancuar, për ta lehtësuar vozitjen. /Telegrafi/