LAJMI I FUNDIT:

Nissan mund ta largojë në tërësi nga prodhimi një lloj të makinave

Nissan mund ta largojë në tërësi nga prodhimi një lloj të makinave

Blerësve të rinj, Nissan më nuk pritet t’ju ofrojë të blejnë makina furgonë

Interesimi për furgonë nga Nissan, është gjithnjë në rënie, andaj edhe nuk është investuar që të përditësohen modelet aktuale, apo të prodhohen të rinj, transmeton Telegrafi.


Këtu përfshihen si Nissan NV Passenger dhe Nissan NV Cargo, ashtu edhe versionet me përmasa më të vogla si Nissan 200NV Compact Cargo.

Të gjithë këtë lloj të makinave, që Nissan mund ta largojë në tërësi nga prodhimi, të ndërtuar në platformën F-Alpha, mund ta zëvendësojë me një furgon të platformës së re që do ta krijojë në bashkëpunim me Renault dhe Mitsubishi.

Automotive News raporton se asnjë prej furgonëve të këtij prodhuesi japonez, nuk është përditësuar për dhjetë vite, ndërsa thuhet se do të largohet nga prodhimi.

“Më nuk jemi pjesë e biznesit të furgonëve, do të largohemi”, mësohet nga një burim i afërt me Nissan, por nuk bëhen të ditura detajet.

Në anën tjetër, Nissan nuk ka treguar nëse do t’i largojë furgonët, duke lënë mundësinë e hapur, që në të ardhmen, të investohet edhe në lloje tjera makinash.

Bazuar në një material që e ka shpërndarë Nissan, ku shihen siluetat e makinave të reja, nuk shihet asnjë furgon i ri, që lë të kuptohet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë model. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori