LAJMI I FUNDIT:

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Kanë nisur punimet për fillimin e fazës së dytë të punimeve për ndërtimin e Unazës Qendrore në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh optimist që projekti do të finalizohet brenda 120 ditësh, transmeton Telegrafi.


“Do ta kemi drejtpërdrejt lidhjen me Arbërinë, pjesë e cila ka mbi 30 mijë banorë. Do të ketë ndërlidhje edhe të Arbërisë me qendër, po krijojmë infrastrukturë edhe për këmbësorë. E kemi dizajnu ne vet jam optimist që nuk do të ketë asnjë pengesë. Jemi në kohë vere, ku mundësia për punë është shumë më e mirë. E kemi një pozicion që nuk duhet të paraqet asnjë problem, dhe besoj që nuk do të kemi. Besoj që brenda 120 ditëve ta përfundojmë lidhjen e unazës së brendshme të Prishtinës”, theksoi ai para mediave.

Rama foli edhe për disa projekte që do të nisin gjatë vitit 2024, duke shtuar se Prishtina do të frymojë më lirshëm.

Ndërsa, drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi tha se projekti i Unazës Qendrore do të bëjë transformimin e zonës.

“Projektet e mëdha normal që e duan kohën e vet dero te nënshkrimi. Sot fillojmë punimet, ku në plan dinamik janë 120  ditë, 3.3 milionë është kostoja e projektit. Do të kemi transforimim të krejt zonës, do të ketë ndryshim të kahjes së komunikacionit, mbi 30 përqind do ta shkarkojë trafikun nga qendra”, tha Xhaferi/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Ekonomi
Kalo në kategori