LAJMI I FUNDIT:

Nisin punimet në rreth-rrotullimin në rrugën Prishtinë – Lipjan

Nisin punimet në rreth-rrotullimin në rrugën Prishtinë – Lipjan

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, inspektuan punimet në aslfaltimin e rrugës Gadime e Epërme – Smallushë – Sllovi dhe përuruan fillimin e punimeve për ndërtimin e rreth-rrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan (te burgu).

Në fjalën e tij ministri Zharku ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të zbatojë Memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në mes MI dhe Komunës së Lipjanit për realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në këtë komunë, të cilat do të realizohen gjatë këtij viti. Po ashtu, ministri Zharku foli edhe për projektet e tjera të rëndësishme për komunën e Lipjanit, si për rrugën e cila do të lidhë qytetin e Lipjanit me magjistralen Prishtinë-Shkup dhe rikonstruimin e rrugës në Gadime, si dhe disa projekte të tjera.


Ndërsa kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e këtyre projekteve infrastrukturore për komunën e Lipjanit, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin më të madh të kësaj komune.

Projekti për aslfaltimin e rrugës Gadime e Epërme – Smallushë – Sllovi është financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë 439,916.54 euro dhe ka një gjatësi prej 5026 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash.
Po ashtu, projekti tjetër i ndërtimit të rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan (te burgu) është financuar nga MI në vlerë 242,310.27 euro.

Investimet e bëra nga MI në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Lipjan do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj pjese dhe po ndihmojnë në zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen më të mirë të njerëve dhe mallrave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori