LAJMI I FUNDIT:

Nisin hetimet për vdekjen e Fadil Syleviqit, prokuroria e kualifikon “vdekje e dyshimtë”

Nisin hetimet për vdekjen e Fadil Syleviqit, prokuroria e kualifikon “vdekje e dyshimtë”
Vendi ku u gjet i vdekur Fadil Syleviqi

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për vdekjen e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqit. Ai është gjetur i vdekur pasditen e djeshme në një mal. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Në afërsi të Liqenit të Badovcit, dje është gjetur një trup i pajetë. Pas arritjes së Policisë në vendngjarje u mësua se viktima është Fadil Syleviqi, ish-zyrtar i PK-së.


Për këtë rast, Prokruroria Themelore e Prishtinës tashmë ka nisur hetimet.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ulaj ka thënë se rasti është kualifikuar si ‘vdekje e dyshimtë”, derisa ka shtuar se prokuroria dhe policia janë duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, për sqarimin e rrethanave të rastit.

Një person gjendet i vdekur te Liqeni i Badovcit, dyshohet se është Fadil Syleviqi
Lexo po ashtu Një person gjendet i vdekur te Liqeni i Badovcit, dyshohet se është Fadil Syleviqi

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka filluar hetimet lidhur me këtë rast. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është kualifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Insititutin e Mjekësisë Ligjore, Prishtinë. Po ashtu, ju njoftojmë se prokuroria në bashkëpunim me policinë, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalëë”, thuhet në përgjigjet e Ulajt.

Syleviqi të premten rreth orës 13:56 është gjetur pa shenja jete  në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan në vendin e quajtur ‘Kërpë’.

“Është raportuar se në  pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan në vendin e quajtur ‘Kërpë’ është gjetur trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institurij e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori