LAJMI I FUNDIT:

Nishevci me medalje në “Dubai Open 2013”

Nishevci me medalje në “Dubai Open 2013”

Karateisti i mirënjohur nga Prishtina, Herolind Nishevci, ka fituar medaljen e bronztë në turneun e madh ndërkombëtar “Dubai Open 2013”, i cili u mbajt nën patronatin e princit të Dubait, sheikut Hamdan bin Mohhamed bin Rashid Al Maktoum.

Herolindi i zhvilloi katër meçe gjithsej në kategorinë +84 kg. Ai së pari mposhti një karateist nga Kuvajti, pastaj një të Irakut, një nga Rusia dhe në fund në një luftë tejet dramatike u mposht nga nënkampioni i botës me rezultat 4 me 3.

“Ndihem shumë mirë, sepse jam përballur me kampionët e shteteve të njohura të botës dhe e kam kuptuar se jam i barabartë me ta. Do të vazhdoj me këtë ritëm, por dua të fitoj më shumë vende të para”, ka thënë Herolindi për Telegrafi.


Gjatë këtij turneu ndër kosovarët tjerë që u dalluan, ishte Fortesa Orana nga Gjilani e cila fitoi medaljen e artë si juniore, ndërsa Alvin Karaqi medaljen e bronztë në kategorinë -84 kg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori