LAJMI I FUNDIT:

Nishani nuk e përkrah Berishën në thirrje për armatosjen

Nishani nuk e përkrah Berishën në thirrje për armatosjen

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ish- ministër i Brendshëm në qeverinë “Berisha 1” rrallë herë del kundër Sali Berishës.

Duke folur në “Ora News”, kreu i shtetit doli kundër thirrjes që Berisha bëri sot nga foltorja e Kuvendit për armatosjen e popullit kundër qeverisë. Ai tha se nuk është thirrje e drejtë.

“Normalisht nuk i takon Presidentit të Republikës në kontekstin funksional, të komentojë deklarata politike të anëtarëve të parlamentit, përfaqësuesve të partive. Rasti është paksa i veçantë, duke pasur parasysh kontekstin e debatit, e çështjes, në lidhje me veprimtarinë kriminale të një prej grupeve më serioze të Emiliano Shullazit, për ta thënë që në fillim, të mos harrojmë kurajën politike dhe qytetare të Berishës, për të denoncuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, çka se kemi parë nga politikanë të tjerë, të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Kjo është njëra anë”, ka thënë Nishani.

Presidenti Nishani ka thënë se çështja e të drejtës për të armatosur qytetarët shqiptarë, unë se pranoj. Është një propozim jo i duhur.

“Çdo deputet, apo grup deputetësh, mund të ndërmarrin iniciativa ligjore, që të propozojnë se qytetarët mund të marrin armë dhe të mbrojnë pronën. Mundësia që t’u jepet qytetarëve, nëpërmjet një legjislacioni të caktuar, për t’u mbrojtur, ka një situatë shqetësuese të krimit të organizuar në Shqipëri, unë e shoh që s’do të ishte pozitive që qytetarët të pajiseshin me armë”, tha Nishani.