Nis vaksinimi i zyrtarëve policorë në Prishtinë

2021/06/132041574_4208523769208127_5695086491772972401_n.jpg
eksperti-banner

Ka nisur vaksinimi i zyrtarëve të Policisë së Kosovës me vendbanim në Prishtinë, i cili po realizohet në sallën 1 tetori.

Ky aktivitet po menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore pran Departamentit të Burimeve Njerëzore të PK-së, e cila në bashkëpunim me departamentet tjera policore ka përgatitë planin e vaksinimit, i cili shpërndahet në baza ditore, me qëllim të njoftimit të zyrtarëve për kohën dhe vendin e vaksinimit, transmeton Telegrafi.


Vlen të theksohet se ky proces do të vazhdon deri në përfundim të vaksinimit të të gjithë personelit policor, përderisa deri më tani vaksinimi i personelit të PK-së me rrezikshmëri më të lartë ndaj COVID 19 (me sëmundje kronike) ka përfunduar", thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Tutje, në njoftim thuhet se "Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, për kujdesin e shëndetit të stafit të saj dhe njëkohësisht falënderon personelin mjekësor për trajtimin dhe kujdesin e treguar ndaj zyrtarëve policor".

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

200241969 4208523959208108 89800005654377602 n

200237401 4208523859208118 4645030094984928098 n

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Real Estate

Më të lexuarat