LAJMI I FUNDIT:

​Lajçak thotë se me Kurtin nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës

​Lajçak thotë se me Kurtin nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës

E plotësuar: Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nuk është diskutuar për hapjen e arkivave të Kosovës, përfshirë edhe ato për UÇK-në.

Ai para gazetarëve theksoi se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel, por nuk ka përmendur ndonjë datë të saktë.


“Ajo çfarë kemi diskutuar është për bashkëpunimin rajonal, por më e rëndësishmja është dialogu dhe situata e tanishme e dialogut… Unë jam këtu për tri ditë, unë do të kem shumë takime dhe do të bëj vlerësimin në fund. Sapo kam filluar, është herët për këtë. Unë do të takohem me zëvendëskryeministrin Bislimi tash, për të diskutuar detajet më vonë dhe sikurse e dini do të takohem edhe me partitë e ndryshme politike dhe të dëgjoj se çfarë ata kanë për të thënë”, tha ai.

I pyetur se a ka diskutuar për hapjen e arkivave të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ato për UÇK-në, diplomati sllovak tha se nuk është hapur kjo temë.

“Jo, nuk kemi diskutuar për këtë çështje”, tha ai.

Lajçak po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore, derisa nesër do të ketë takime të tjera me krerë institucionalë dhe atyre të partive politike.

Nis takimi Kurti-Lajçak me dyer të mbyllura – diskutohet për dialogun

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Ky është takimi i parë i Lajçak gjatë qëndrimit të tij treditor në Kosovë.

Derisa, nesër pritet të takohen me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjfuca dhe disa nga liderët politikë.

Konjufca pret nesër në takim Lajçakun
Lexo po ashtu Konjufca pret nesër në takim Lajçakun

Takimi po zhvillohet i mbyllur për medie, të njëjtat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Lajçak gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori