LAJMI I FUNDIT:

Nis peticioni për çarmatimin e besnikëve të partisë së Vuçiqit

Nis peticioni për çarmatimin e besnikëve të partisë së Vuçiqit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në intervistën e tij të fundvitit në “TV Prva”, në emisionin “Lajmet”, ka njoftuar opinionin për ekzistimin e një formacioni “Lojalistët”, që sipas tij numëron 17 mijë anëtarë dhe që janë besnik ndaj pushtetit atje.

Duke u mbështet ne këtë deklaratë të Vuçiqit, një grup i qytetarëve serbë nisën një peticion për çarmatimin e besnikëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila sipas Vuçiqit ka 17 mijë anëtarë, por që sipas kërkimeve të qytetarëve ajo nuk është e regjistruar fare si shoqatë në agjencinë për regjistrim.

Sipas Danas, peticioni u nis me 01.01.2025 dhe deri me tani numëron 3359 nënshkrime, transmeton KP.


“Më 31 dhjetor 2024, shtetasi Aleksandar Vuçiq, aktualisht në pozitën e Presidentit të Serbisë, në emisionin “Vesti” në TV Prva me fillim nga ora 18:00 ka njoftuar opinionin për ekzistencën e formacionit paraushtarak “Lojalistët”. Duke kërkuar në APR, konstatohet lehtë se nuk është e regjistruar si shoqatë”, thuhet në kërkesën e firmosur nga prindërit dhe qytetarët e shqetësuar.

Aty shtohet se, sipas Aleksandar Vuçiqit, formacioni ka mbi 17 mijë anëtarë dhe ai vetë ka identifikuar disa anëtarë: vëllai i tij Andrej Vuçiq, Dragan Vuçiqeviq, dhe sipas dëshmisë së tij, është anëtar tjetër i familjes Vuçiq.

“Sipas fjalëve të shtetasit Aleksandar Vuçiq, formacioni paraushtarak i lartpërmendur është i gatshëm të luftojë kundër të gjithë atyre që janë në anën tjetër politike në krahasim me Partinë Përparimtare Serbe, dhe këtë gatishmëri anëtarët e konfirmuan me betim gjaku. Duke qenë se publiku u informua për ekzistencën e një formacioni paraushtarak në një program televiziv me mbulim kombëtar, meqenëse formimi i një formacioni kaq të madh paraushtarak nuk mundi të kalonte vëmendjen e strukturave të sigurisë, duke qenë se ekzistenca e një formacioni kaq të madh paraushtarak paraqet një kërcënim për rendin kushtetues dhe institucionet demokratike në Serbi, presim që organet kompetente të marrin një deklaratë zyrtare nga shtetasi Aleksandar Vuçiq për informacionet për të cilat foli, se strukturat përkatëse policore identifikojnë dhe çarmatosin formacionin paraushtarak në fjalë, si dhe të jetë publik informuar për identitetin e pjesëtarëve të atij formacioni paraushtarak, si dhe për strukturën dhe synimet e tyre”, përfundon deklarata.

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori