LAJMI I FUNDIT:

Nis lirimi i hapësirave publike në “Pejton”, Rama: Po e pastrojmë kryeqytetin

Nis lirimi i hapësirave publike në “Pejton”, Rama: Po e pastrojmë kryeqytetin

Komuna e Prishtinës ka nis të martën lirimin e hapësirave publike në lagjen “Pejton”, përkatësisht në rrugën “Ukshin Hoti”, duke rrënuar kështu objektet pa leje që për një kohë të gjatë kanë shfrytëzuar këto hapësira nga bizneset pa leje.

Drejtues të kësaj komune kanë thënë se ky vendim ka për qëllim të bëjë zgjerimin e rrugës në këtë pjesë dhe të shtojë një korsi të re.


Rrënimin e këtyre objekteve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e quajti këtë si një strategji për të përmirësuar trafikun në kryeqytet.

Ai tha se Prishtina po pëson transformim me pastrimin e objekte pa leje.

“Kjo është si një pjesë e strategjisë për më përmirësuar trafikun në kryeqytet, pra në këto zona të qendrës. I kemi disa ndërtesa të cilat janë pa leje dhe ato po i heqim, disa ndërtime të vogla duhet me i pastrua për me mundësu një lëvizje më të mirë dhe më të lirë për qytetarët në Prishtinë.

Prishtina ka nevojë të madhe për projekte të madha për punë të mëdha dhe këto jemi duke i bërë, d.m.th. kjo është në vazhdën e punimeve të mëdha që po i bëjmë në transformimin e vazhdueshëm të kryeqytetit. Ideja është që pjesët për këmbësorë të kemi lëvizje të mirë të lehtë”, tha Rama

Po ashtu, kryetari i Prishtinës tha se asgjë nuk është Prishtina kaotike në aspektin e trafikut sa do të jetë në të ardhmen nëse nuk ndërmerren masa në pjesët rrugore të kryeqytetit.

Ai po ashtu tha se do të krijohet linja rrugore për autobusë, biçikleta dhe trotinete.

“Trafiku nëse ne nuk ndërmarrim masa tash për me krijuar hapësira publikë të mirëfillta për këmbësorë këtu kemi me pas një bllokim total. Ne tash i kemi edhe 30 autobusë të rijnë po e bëjmë edhe linjën të unazës së brendshme kemi me pas autobusë, biçikleta dhe trotinete dhe trafik alternativ përveç makinave. Asgjë nuk është Prishtina kaotike në aspektin e trafikut sa ka me qenë në të ardhmen nëse ne nuk ndërmarrim masa në të ardhmen”, tha Rama për Kosovapress.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori