Në qytetin e Mitrovicës mbrëmë është mbajtur nata e parë e edicionit të gjashtë të festivalit “Mitrovica Guitar Days”.
Ky festival filloi më 6 shtator dhe do të zgjasë deri më 11 shtator. Përgjatë këtyre ditëve, festivali do të mbahet tek Muzeu i Qytetit dhe koncertet do të fillojnë në orën 19:30.
Në natën e parë të festivalit performoi artistja me prejardhje spanjolle, Anabel Montesinos, shkruan Telegrafi.
Themeluesi i festivalit “Mitrovica Guitar Days”, Erhan Mujka, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se përgatitjet për këtë edicion kishin filluar menjëherë pas përfundimit të edicionit të pestë.
“Kemi arritur të përgatitemi në mënyrën më të mirë. Tash jemi afër fillimit të festivalit”, ka thënë Mujka.
Mujka ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve në këtë festival do të performojnë artistë nga e gjithë bota, siç është shprehur ai, prejardhja e tyre është nga Spanja deri në Japoni.
“Sivjet do të kemi pesë artistë ndërkombëtarë dhe katër artistë shqiptarë. Artistët ndërkombëtarë janë prej artistëve më të njohur të botës për kitarën klasike. Jemi shumë të lumtur që kemi arritur këta artistë t’i sjellim në Mitrovicë për edicionin e gjashtë, i cili çdo vit e më shumë po vazhdon të bëj bujë në Kosovë dhe Evropë”, ka thënë tutje themeluesi i festivalit “Mitrovica Guitar Days”.
Mujka ka treguar se qëllimi i këtij festivali është t’i sjellin artistët e njohur ndërkombëtarë në Mitrovicë, në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Qëllimi është të iu ofrojmë kosovarëve dhe Mitrovicës koncerte dhe artistë që ndoshta nuk mund t’i ndjekin në Evropë, por ne i sjellim në Kosovë. Këtë e kemi arritur deri tashmë më shumë sukses sepse ata (artistët ndërkombëtarë) vetëm se po vijnë “, ka shtuar ai.
Më tej, ai ka theksuar se në çdo koncert sallat gjithherë ishin plot publik dhe shpreson që dhe këtë vit të jetë njësoj, derisa ka potencuar se deri më tani ka pasur mjaft interesim nga qytetarët për festivalin “Mitrovica Guitar Days”.
Mujka ka deklaruar se interesim për këtë festival ka nga të gjitha grupmoshat.
“Të gjitha moshat e vizitojnë festivalin dhe ky festival është atraktiv për të gjitha moshat”, ka përfunduar themeluesi i festivalit “Mitrovica Guitar Days”, Erhan Mujka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon ndërtimi i bypassit në kanalin e dëmtuar të Ibër-Lepencit
KRU “Mitrovica” njofton se ka rikthyer furnizimin me ujë, por që ende vazhdon të mos përdoret për pije
“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, ai mungoi në punë pa arsye
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa
Udhëheqësi rebel flet në një xhami në Damask, thotë se fitorja është e gjithë kombit sirian
Izraeli bombardon qendrën kërkimore në kryeqytetin sirian
Ku është Bashar al-Assad? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
“E vrava gruan, dërgoje një patrullë”- Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten e tij në Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?