LAJMI I FUNDIT:

Nis debati gjyqësor për reduktimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Nis debati gjyqësor për reduktimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës
DCIM100MEDIADJI_0937.JPG

Disa organizatat mjedisore shqiptare thanë të mërkruën përmes një deklarate se kanë nisur në Gjykatën Administrative të Tiranës debatin gjyqësor për çështjen e reduktimit të sipërfaqes së Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Padia është ngritur nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) dhe disa organizata mjedisore ndaj Këshillit të Ministrave, Këshillit Kombëtar të Territorit, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Sipas organizatës AOS, paditësit të përfaqësuar nga avokatë të Qendrës “Res Publica” dhe Studio Avokat “Meçi”, paraqitën të gjitha argumentet në lidhje me shkeljet e kryera sipas tyre për reduktimin e zonës së Nartës, duke evidentuar ndikimin e rëndë në aspektet mjedisore lokale.


Ndër shkeljet kryesore të përmendura janë ato të konventave kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, ligji për zonat e mbrojtura, ligji për mbrojtjen e biodiversitetit, ligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis, ligji për vlerësimin strategjik mjedisor, si dhe çdo plan dhe strategji kombëtare përkatëse kombëtare ose vendore duke rezultuar në cenimin e integritetit të kësaj zone të rëndësishme kombtare dhe ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e organeve shtetërore kanë dekalruar se një nga zonat e hequra nga mbrojtja në Zonën e e Nartës nuk ishte për shkak se i mungonte vlera, por sepse qeveria kishte vendosur të ndërtonte një aeroport për t’i shërbyer turizmit në rajon dhe më gjerë.

Sipas autoriteteve qeveritare në thelb projekti parashikon investim në zonën ku dikur ka qenë aeroporti i vjetër dhe janë parë mundësitë që projekti të respektojë rregullat për mjedisin.

Organet shtetërore përgjegjëse kërkuan kohë shtesë për të dorëzuar informacionin me shkrim pranë gjykatës. Ndërkohë në seancën e radhës më 10 korrik do të dëgjohen biologë ekspertë të florës dhe faunës, si dhe ekspert i sistemit GIS.

Peizazhi i mbrojtur Vjosë-Nartë është sipas vlerësimit të organizatave një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës dhe pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, korridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës u kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe ndërmarrjen e një programi gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi në nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga “Mabetex” e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, “Yda Group”, e cila kishte 48 % të aksioneve , ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.

Në Mars të vitit të shkuar shoqëria turke u tërhoq nga konsorciumi dhe Kompania Mabco Constructions, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke.

Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milion euro.

Pak ditë më parë në një aktivitet për turizmin kryeministri Edi rama deklaroi se Aeroporti i Vlorës sipas të gjitha gjasave do përfundonte punimet brenda këtij viti.

“Aeroporti do të kalojë në periudhën e testit dhe certifikimeve në 6-mujorin e parë të vitit të ardhshëm, dhe do të jetë operacional në sezonin e ardhshëm turistik me një operator që vetë emri i thotë të gjitha, është aeroporti i Mynihut”, tha zoti Rama. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
E trishtë, i bien dyert e oborrit - 3 vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Gjakovës

E trishtë, i bien dyert e oborrit - 3 vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Gjakovës

Kronika e Zezë
Iu refuzua hyrja në Kosovë, shtetasi i huaj arrestohet në Merdar për hyrje ilegale

Iu refuzua hyrja në Kosovë, shtetasi i huaj arrestohet në Merdar për hyrje ilegale

Kronika e Zezë
Osmani me një video-mesazh për mërgimtarët: Dyert, zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura, sepse ju i jepni shpirt Kosovës

Osmani me një video-mesazh për mërgimtarët: Dyert, zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura, sepse ju i jepni shpirt Kosovës

Lajme
Beleri lë qelinë, niset për në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet

Beleri lë qelinë, niset për në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet

Lajme
Shqiptari humb jetën në Gjermani, dyshimet flasin për vrasje

Shqiptari humb jetën në Gjermani, dyshimet flasin për vrasje

Lajme
Vazhdon ballafaqimi me zjarre në Maqedoninë e Veriut, paralajmërohen ndihmë nga disa shtete

Vazhdon ballafaqimi me zjarre në Maqedoninë e Veriut, paralajmërohen ndihmë nga disa shtete

Lajme
Kalo në kategori