LAJMI I FUNDIT:

Nipi i ish-presidentit John F. Kennedy do të sfidojë Joe Bidenin për Shtëpinë e Bardhë

Nipi i ish-presidentit John F. Kennedy do të sfidojë Joe Bidenin për Shtëpinë e Bardhë

Robert F Kennedy Jr ka paraqitur dokumentet zgjedhore për të kandiduar për president të SHBA-së në vitin 2024 si demokrat.

Kështu së paku raportojnë disa media botërore, sipas të cilave, bëhet fjalë për 69-vjeçarin që është djali i senatorit të vrarë Robert F Kennedy dhe nipi i presidentit John F Kennedy.


Siç kujtojnë mediat, Kennedy është një aktivist i hapur kundër vaksinave.

Madje, siç thuhet më tej, Instagram hoqi llogarinë e tij në vitin 2021 për “shpërndarjen e vazhdueshme të pretendimeve të mohuara”, tha kompania.

Ndryshe, të dyja partitë demokratike dhe republikane zhvillojnë garat e tyre – të quajtura paraprake – për të gjetur kandidatin e tyre presidencial.

Lajmi vjen në kohën kur dihet se presidenti Joe Biden ka treguar se do të kandidojë për rizgjedhje, megjithëse ende nuk e ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij.

Ai më parë pritej të niste fushatën e tij në fillim të prillit, por ndihmësit thonë se afati i tij kohor ka ndryshuar.

Në anën tjetër, nga ana e republikanëve, Donald Trump ishte i pari që deklaroi kandidaturën e tij dhe atij i janë bashkuar të tjerë, përfshirë ish-ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori