Tregu kinez i veturave elektrike është më i lulëzuari në botë, nuk ka dyshim për këtë, dhe Nio ka qenë një nga markat më të mirëpritura në tregun e saj vendas.
Kohët e fundit ne kemi parë VW duke bërë lëvizje në Kinë – duke investuar në XPeng, duke përdorur një platformë kineze EV për markën Jetta dhe Audi në partneritet me prodhuesin kinez të veturave SAIC.
A mund të jetë Mercedes vetëm marka më e fundit gjermane e veturave që ndjek të njëjtën rrugë? Një raport i ri nga Reuters sot thotë se kjo është një mundësi e veçantë, pasi me sa duket Mercedes dhe Nio janë angazhuar në negociata eksploruese rreth një partneriteti të tyre, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Kjo do të thotë se Mercedes do të investojë në Nio në këmbim të qasjes në teknologjinë e veturave elektrike të Nio-s dhe aftësitë e R&D në këtë fushë. Sipas dy burimeve, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Nio William Li diskutuan bashkëpunimin e mundshëm me Ola Kaellenius, drejtorin ekzekutiv të Mercedes “më herët këtë vit”.
Nio me humbje do të mirëpriste patjetër një infuzion parash, ndërsa Mercedes teorikisht mund të ndihmohej nga teknologjia e tij, të paktën në tregun kinez.
Megjithatë, burimet e sipërpërmendura pohojnë se bisedat mes dy shefave nuk kanë shkuar asnjëherë deri në diskutimin e detajeve për teknologjinë që do të transferohet dhe investimin e mundshëm.
Një nga burimet thotë se Nio iu afrua Mercedesit me propozimin e lidhjes, por me sa duket ka pasur rezistencë brenda kompanisë gjermane ndaj kësaj ideje.
Mercedes thuhet se e ka diskutuar propozimin brenda javëve të fundit dhe nuk po duket mirë. Thënë kështu, është e paqartë se kur do të merret një vendim përfundimtar në lidhje me lidhjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Kushtrim Kastrati është pensionuar nga hendbolli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit