LAJMI I FUNDIT:

Nintendo Switch është konsola e pestë më e shitur e të gjitha kohërave

Nintendo Switch është konsola e pestë më e shitur e të gjitha kohërave

Sipas analizës së fundit nga VGChartz, shitjet globale të konzollës Nintendo Switch kanë tejkaluar PlayStation origjinale (i njohur si PS1 ose PSX).

Switch shiti 341,662 kopje gjatë javës që përfundon më 15 janar 2022. Kjo rriti shitjet totale të konzollës në 10281 milionë kopje.


Kjo do të thotë se Nintendo Switch ka tejkaluar zyrtarisht shitjet e mëparshme të konzollës së gjeneratës së parë Sony PlayStation dhe u hodh në vendin e pestë për sa i përket shitjeve.

Duhet të theksohet se shitjet e Switch përfshijnë një shitje të kombinuar të Switch origjinal, si dhe modele Switch Lite dhe Switch OLED.

Qëllimi tjetër i Nintendo Switch është të arrijë serinë Sony PlayStation 4 për sa i përket shitjeve, pastaj Nintendo Game Boy (përfshirë Game Boy Color), Nintendo DS dhe në fund Sony PlayStation 2 që është konsola më e shitur e të gjitha kohërave (158 milionë kopjet e shitura).

Nintendo Switch u lëshua globalisht më 3 mars 2017, ndërsa PS1 u lëshua më 3 dhjetor të vitit 1994. /Telegrafi/