Shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni ka thënë se konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet vetëm nga gjykata, pasi ajo garanton procedura profesionale dhe respektim të të drejtave të palëve në procedurë.
Përmes një postimi në Facebook, Nimoni tha se njëra ndër iniciativat me serioze dhe më profesionale të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë është Projektligji për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Tutje, ai shtoi se është punuar me kujdesin më të madh profesional dhe me përfshirjen e duhur të ekspertëve dhe përfaqësuesve institucionalë vendorë dhe ndërkombëtarë.
“Diskutimi i ngritur me të drejtë më herët mbi këtë nismë dhe i cili po vazhdon, është mirë të jetë profesional dhe t’i kontribuojë një nisme e procedure sa më profesionale dhe efikase. Për sqarimin e nevojshëm, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet vetëm nga gjykata, ndërsa roli i Byrosë është verifikimi fillestar i saj. Gjykata garanton procedura profesionale dhe respektim të të drejtave të palëve në procedurë.Nuk ka prezumim të pafajësisë në çështje civile. Për juristët mbetet e qartë kjo dhe ky parim”, shkruan ndër të tjera Nimoni.
Sipas Nimonit, Projektligji është shumë i qartë dhe nuk cenon pavarësinë e pushteteve.
“Byroja si një agjenci shtetërore e themeluar me Ligj nga Kuvendi, është e pavarur në verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publik dhe të ekspozuarve politikë, me ç’rast në procedurë civile dërgon lëndët në gjykatë për t’i trajtuar gjykata. Pala të cilit i verifikohet pasuria në çdo kohë mund të argumentojë para gjykatës se pasurinë e ka fituar në mënyrë të ligjshme. Tutje qëllimi i Projektligjit tregon pse po themelohet kjo Byro. Në lidhje me qëllimin e ligjit, Neni 6 tregon çfarë statusi juridik ka Byroja dhe se ky nen është ne përputhje të plotë me nenin 142 të Kushtetutës e të cilat duhen interpretuar në ndërlidhmëri më njëra tjetrën, për t’i ikur keqinterpretimit eventual”, shkruan Nimoni.
Siç sqaron tutje ai, për të pasur mundësi zbatimin efikas të Projektligjit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut, janë marrë parasysh afatet kohore të cilat lidhen drejtpërdrejt me rendin juridik, konsolidimin e Shtetit dhe kohën kur qarkullimi i aseteve me vlerë më të madhe është obliguar të bëhet me transaksione bankare.
“Përveç ekspertëve dhe njohësve ndërkombëtarë të fushës, në hartimin e Projektligjit kanë marrë pjesë përfaqësuesit e duhur institucional, ekspertët e pavarur dhe shoqëria civile, madje përfshirë gjykatës dhe prokurorë, të cilët drejtpërsëdrejti interpretojnë dhe zbatojnë ligjet në procedurat penale dhe civile. Ju mbetemi falënderues të gjithë kontribuesve. Republika e Kosovës ka nevojë për një ligj të verifikimit e konfiskimit të pasurisë së pajustifikuar të punuar në përputhje me standardet kushtetuese dhe ato ndërkombëtare, i cili mundëson zhvillimin e kësaj procedure civile nga Byroja e më pas Gjykata dhe i cili ndër të tjera, parandalon dhe eviton keqpërdorimin e parasë publike”, shkruan ai.
Nimoni shtoi në fund se Ministria e Drejtësisë, ka qenë dhe mbetet e hapur që t’i konsiderojë të gjitha komentet dhe sugjerimet profesionale, të cilat i kontribuojnë një ligji dhe procedure sa me profesionale dhe efikase. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker