LAJMI I FUNDIT:

Nimetz: Fokusi duhet të vendoset tek ata që votuan “për”

Nimetz: Fokusi duhet të vendoset tek ata që votuan “për”

“Udhëheqja dhe politikanët në Maqedoni do të duhet të sjellin vendime të mëdha për të ardhmen e vendit të tyre” deklaroi tha ndërmjetësi i KB-së në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz.

Duke komentuar pjesëmarrjen e ulët të votuesve në referendumin në Maqedoni, Nimetz në një deklaratë për TV Antena në New York thotë se fokusi duhet të vendoset tek ata që dolën dhe votuan “për”, sepse ata që kundërshtonin nuk ofrojnë alternativë tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Marrëveshja e Prespës, sipas Matthew Nimetz, është zgjidhja më e mirë e mundur dhe e hap rrugën për të ardhme të sigurt për gjithë Ballkanin./Telegrafi/