LAJMI I FUNDIT:

Nikovski: Platforma e partive shqiptare është ultimatum anti-kushtetues

Nikovski: Platforma e partive shqiptare është ultimatum anti-kushtetues

Anlisti politik dhe ish ambasadori, Risto Nikovski, platformën e përbashkët të partive shqiptare e quan ultimatum anti-kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ultimatum anti-kushtetues nga Tirana dhe Prishtina, e dërguar përmes kuajve të tyre të Trojës, që në vend duhet të paraqitet si referendum. Po bëhet fjalë për një dokument joligjor për ridefinimin e shtetit, i cili duhet të shkojë përmes referendumit. Për një punë të këtillë duhet të vendos populli dhe jo mandatari i cilës do qeveri. Nëse populli e pranon një dokument të tillë atëherë është në rregull”, deklaroi Nikovski.


Sipas tij platforma e partive shqiptare, përmban propagandër joligjore për ridefinimin e shtetit./Telegrafi/