LAJMI I FUNDIT:

Nikovski: Mjaft ishte, mjaft i lejuam NATO-s të lozë me ne

Nikovski: Mjaft ishte, mjaft i lejuam NATO-s të lozë me ne

Presidenti Gjorgje Ivanov ka vepruar shkëlqyeshëm me vendimin për mospjesëmarrje në Samitin e NATO, ky është mendimi i ish ambasadorit Nikovski i cili në deklarimin e tij shton se nëse Maqedonia do të pranohej si anëtare e NATO në Bukuresht, situata momentale në vend, kriza dhe përgjimet do të ishin të pamundshme, transmeton Telegrafi Maqedoni,

„Mendoj se bëhet fjalë për një porosi të drejtë, për hap të shkëlqyeshëm, sepse mjaft ishte, mjaft i lejuam NATO-s të lozë me ne, të na vendos bllokada, shantazhe dhe ultimatum që para ta ndërrojmë emrin e pastaj të anëtarësohemi. Këto janë kushte të pahijshme. Njëkohësisht këtu ka një sjellje ë paligjshme sepse nuk respektohet vendimi i Gjykatës së Hagës, ndërsa ne këtë e kemi toleruar”, ka deklaruar për TVNova, ish ambasadori Nikovski duke e komentuar vendimin e Ivanov të mos merr pjesë në Samitin e radhës të NATO në Varshavë.


Sipas Nikovskit ky është fillimi i një sjelljes së re të politikës maqedonase.

„Ishte koha e fundit të veprohet kështu dhe NATO gjithsesi do ta pranojë këtë porosi që Maqedonia, siç thanë edhe vetë i plotëson të gjitha kushtet që nga viti 2008, ndërsa tani 8 vite na mbajnë as në tokë e as në qiell, që është skajshëm e padrejtë dhe që është kyçe në dëm të paqes dhe stabilitetit, jo vetëm të Maqedonisë por edhe të tërë rajonit”, ka thënë Nikovski./Telegrafi/