LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Qëllimi i OBRM-PDUKM-së është që sa më shpejtë të ketë zgjedhje të reja

Nikollovski: Qëllimi i OBRM-PDUKM-së është që sa më shpejtë të ketë zgjedhje të reja

“Qëllimi ynë është që të ketë zgjedhje të reja parlamentare sa më shpejtë”, kështu deklaroi nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandër Nikollovski, në emisionin debativ në TV Shenja. Nikollovski tha se do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet demokratike për të arritur deri tek zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Ne hoqëm dorë nga 100 ditëqeveri teknike, kjo i bie se nuk dëshirojmë ministër të punëve të brendshme dhe të punës dhe politikës sociale. Ja le t’i organizoje Spasovski zgjedhjet. Sa i përket Kodit Zgjedhor, mendimi ynë është se ky model është i mirë. Megjithatë ne jemi të gatshëm për modelin me një njësi zgjedhore por që ta ulim numrin e deputetëve nga 120 në 90. Pse të shpenzojmë para, ajde ta ulim numrin në 90, pse të mos kursejmë, dhe shohim se ikin nga kjo”, tha Nikollovski.


Nikollovoski ka folur edhe në lidhje me çështjen bullgare. Ai është skeptik në këtë çështje dhe thekson se nuk zgjidhet çështja me Bullgarinë pasi nuk ka presion mbi bullgarët nga ndërkombëtarët.

“Shumica janë skeptik për fillim të bisedimeve, ngase mendojnë se niveli i korrupsionit është problem për fillimin e bisedimeve. Bullgaria nuk ka asnjë presion për ta hequr veton ndaj Maqedonisë”, tha Nikollovski.

Ai më tej i ka premtuar qytetarëve se do të publikojnë çdo ditë “bomba” se si janë bërë keqpërdorime nga LSDM-BDI në komunat që kanë udhëhequr ata dhe sqaroi se janë shpenzuar rreth 200 mijë euro më shumë, para këto që kanë përfunduar në xhepat e dikujt.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori