LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Po blehen kilogramët e fundit të duhanit, çmimi mesatar blerës 290 denarë

Nikollovski: Po blehen kilogramët e fundit të duhanit, çmimi mesatar blerës 290 denarë

Blerja e duhanit për herë të parë kalon pa kurrfarë probemi. Tërë prodhimi i rekoltës së sivjetshme do të blehet dy muaj më herët me çmim mesatar prej 290 denarëve për kilogram, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski pas takimit me prodhuesit e duhanit dhe blerësit e duhanit.


Ai vlerësoi se blerja e duhanit këtë vit shkruan histori edhe sipas çmimit, edhe sipas sasisë edhe sipas periudhës së blerjes.

“Për herë të parë, kemi duhan që ka arritur çmim rekord prej pothuaj 290 den/kg, që paraqet rritje për 44 për qind në krahasim me rekoltën prej viti 2021, kur çmimi ishte 200,44 denarë. Ky vit për herë të parë kemi blerje, e cila kaloi pa asnjë problem. Gjithçka kaloi në rendin më të mirë, si asnjëherë deri tani. Dhe në mënyrë shtesë, tërë prodhimi i rekoltës për vitin 2022, do të blehet dy muaj më herët para skadimit të afatit ligjor. Blerja e duhanit nga rekolta e vitit 2022 filloi më 15 nëntor nga ana e 10 ndërmarrjeve blerëse dhe me gjendjen nga 26.12.2022 janë blerë gjithsej 20.401 tonë duhan, që paraqet rreth 90 për qind nga sasia e dakorduar e sasisë së duhanit”, tha Nikollovski.

Prodhuesit e duhanit kanë shprehur kënaqësi që për herë të parë festat e fundvitit do t’i presin së bashku me familjet e tyre”, në vend se në protesta.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori