LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Me modelin e ri të subvencioneve, të gjithë fermerët marrin subvencione shtesë

Nikollovski: Me modelin e ri të subvencioneve, të gjithë fermerët marrin subvencione shtesë

Fermerët që nuk kanë aplikuar për subvencione shtesë për vitin 2023 do të kenë mundësi ta bëjnë këtë vit.

Ministri i bujqësisë Lupço Nikollovski tha se me modelin e ri për subvencionimin bazë për kultivimin e tokës, të gjithë fermerët marrin subvencionim shtesë, ndërsa ata që prodhojnë një kulturë nga lista e kulturave të rëndësishme, të cilat ua dorëzuan objekteve përpunuese të blerësve, e përdornin atë për nevojat e veta ose e kanë dorëzuar, marrin një subvencion shtesë në treg.


Fermerët nuk parashtrojnë vetëm kërkesë për subvencionim, thotë Nikollovski, por për të realizuar të gjithë shumën e subvencioneve, e dorëzojnë sasinë e prodhimit të tyre.

Qëllimi i modelit të ri të subvencionimit, theksoi Nikollovski, është të dihet se çfarë prodhojmë dhe sa është prodhimi ynë.

“Subvencionet shtesë në blegtori, nga ana tjetër, nuk paraqiten nga vetë blegtorët, por ato i marrin me kushte të plotësuara më parë, që do të thotë të kenë prodhuar dhe dorëzuar qumësht në qumështore ose dorëzuar kokën të kafshëve në thertore që natyrisht është pjesë e modelit të ri të subvencionimit ku fokusohemi në zhvillimin e blegtorisë dhe fokusohemi në lopët që japin qumësht dhe mish, dhe në këtë mënyrë përsëri e heqim ekonominë gri nga i gjithë sektori”, tha Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

Për OBRM-PDUKM-në, gjendja në bujqësi është katastrofale. Nënkryetari i partisë Aleksandar Nikoloski, theksoi se në vetëm 5-6 vjet toka e punueshme në vend është përgjysmuar.

Sipas tij, ky është rezultat i politikave të këqija në sferën e subvencioneve, ka ndryshuar krejtësisht mënyra që de motivoi një numër të madh fermerësh për të punuar, madje shumë prej tyre kanë emigruar jashtë.

“Për fat të keq, një pjesë të tyre i kam parë në Zvicër, në vizitën time atje me diasporën maqedonase. Në vend që ta shohin fatin e tyre këtu, fatkeqësisht i pash atje dhe u befasova nga njerëzit që i njihja nga këtu. Gjendja është katastrofale, shpërngulja është masive dhe për këtë çështje do të punojmë shumë fort pas zgjedhjeve parlamentare”, thksoi Aleksandar Nikolloski, Nënkryetar i OBRM-PDUKM.

Analizat fillestare me përfundimin e aplikimit për subvencione shtesë, tregojnë se 8,061 fermerë nuk kanë aplikuar. Prandaj, të gjithë fermerët do të kenë edhe një mundësi tjetër për të marrë kërkesë për subvencionim shtesë, nëse kanë prodhuar në kopshtari, vreshtaria dhe pemëtaria. Përndryshe, lakra vendase është më e eksportuara tash e disa vite.

Vitin e kaluar vlera e eksportit arriti në 30 milionë euro, që është një rritje prej 21% në krahasim me vitin 2022. Specat janë produkti i dytë më i eksportuar dhe i shitur në tregjet e huaja me vlerë 20,7 milionë euro, pasuar nga domatet, kërpudhat, kastraveci, kungulleshkat, qepa dhe patatet. Por, çmimet e tyre në tregun vendor mbeten akoma të larta./Alsat/