LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Keni besim te institucionet

Nikollovski: Keni besim te institucionet

Ministri për bujqësi,pylltari dhe ujëra, Ljupço Nikollovski, vizitoi fshatin Moranë, në afërsi të cilit po vazhdon të digjet zjarri.

Ai tha se institucionet shtetërore, së bashku me përfaqësuesit e Qendrës për Menahim me Kriza dhe NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ janë duke punuar në lokalizimin sa më të shpejtë të zjarrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


‘Në këto çaste gjëja më e rëndësishme është të ruhet gjakftohtësia, ndërsa vetë qytetarët të kenë besim tek institucionet të cilat pandërprerë punojnë në terren. Veçmë është përforcuar komunikimi ndërmjet institucioneve për koordinim më të mirë të veprimeve në terren dhe informim në kohë të qytetarëve’, u shpreh Nikollovski./Telegrafi/