LAJMI I FUNDIT:

Nikollovska: Është jashtë çdo logjike konfiskimi i pasurisë së një partie politike për shkak të veprimeve të dy personave

Nikollovska: Është jashtë çdo logjike konfiskimi i pasurisë së një partie politike për shkak të veprimeve të dy personave

Procedura gjyqësore “Talir 2” për Ruzhica Nikollovskën, përfaqësuese ligjore të OBRM-PDUKM-së, kishte për qëllim ekskluzivisht pronën e OBRM-PDUKM-së politike.

Për aktgjykimin me të cilin është shqiptuar masë për konfiskim të pasurisë së partisë, Nikollovska ka paralajmëruar se drejtësinë do ta kërkojnë nga gjykatat tjera.

“Do të theksoj vetëm një gjë, që të konfiskohet e gjithë pasuria e një partie politike për shkak të disa veprimeve të dy personave të akuzuar, është jashtë çdo sensi ligjor dhe të shëndoshë. Nëse ka veprime dhe vërtetohet fajësia, siç bëri sot gjykata, atëherë të akuzuarve mund t’u konfiskohet prona personale. Kjo pronë e partisë politike OBRM-PDUKM nuk mund të interpretohet se e tëra është meritë e vetëm dy personave. Përkundrazi, në atë parti politike ka edhe shumë persona të tjerë që kanë kontribuar në krijimin e asaj prone. Do të shohim, megjithatë, mjete të tjera ligjore janë në dispozicion dhe shpresoj se drejtësia do të vazhdojë të respektohet”, tha Nikollovska.

Në aktgjykimin e sotëm për rastin “Talir 2” ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënuar me gjashtë vjet burg, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm Kiril Bozhinovski është dënuar me dy vjet me kusht. Gjyakta gjithashtu vendosi që të konfiskohet edhe selia e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Rasti “Talir 2”: Gruevski dënohet me gjashtë vjet burg, konfiskohet selia e OBRM-PDUKM-së
Lexo po ashtu Rasti “Talir 2”: Gruevski dënohet me gjashtë vjet burg, konfiskohet selia e OBRM-PDUKM-së

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori