LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Erdh qershori dhe datë për bisedime nuk ka

Nikolloski: Erdh qershori dhe datë për bisedime nuk ka

Në konferencë për shtyp, Aleksandar Nikolloski i OBRM-PDUKM-së foli Raportin e KE-së për përparimin e Republikës së Maqedonisë, duke thënë se është mirë që Maqedonia fiton rekomandim pozitiv për nisje të bisedimeve me BE-në djketë vit me rend.

“Deri tani tetë rekomandime nuk u kthyen në bisedime për anëtarësim për shkak të kundërshtimit të Greqisë në kontestin me emrin dhe veton që e vendosnin”, tha Nikolloski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se vitin e kaluar Zaev dhe Dimitrov u pajtuan me marrëveshjen e turpshme të Prespës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, megjithatë edhe krahas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ende nuk ka fillim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE ashtu siç Zaev dhe Dimitrov e dhanë.

Sipas tij rekomandimi është i përsëritur dhe se Zaev dhe Dimitrov vitin e kaluar kanë gënjyer për datën e nisjes së bisdimeve. Ai thotë se s’ka pasur reforma as vitin e kaluar as gjatë këtij viti.

“Siç po shkojnë punët për fat të keq edhe këtë vit s’do të ketë datë për nisje të bisedimeve. Do të thotë se kontesti me Greqinë nuk ekziston, megjithatë nuk ka datë për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE. Nëse në të kaluarën problem ishte kontesti, dhe jo reformat, tashmë mbesin reformat. Diçka që e shef iu gjithë popullit dhe gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Gënjeshtrat dolën në pah”, thotë Nikolloski.

Ai rikujtoi se vitin e kaluar Zaev deklaroi se “fituam datë për bisedime në qershor të vitit të kaluar”. “Erdh qershori, dhe datë nuk ka. Nëse vjet na gënjyen dhe fajin e dërgonin tjetërkund, këtë vit dëgjojmë deklarata të llojit BE ta mbajë fjalën. Sikur BE të jetë ndonjë tregtar që duhet ta mbajë fjalën”, thotë Janushev duke përmendur dobësitë e këtij rekomandimi në luftimin e korrupsionit, administratës publike, gjendjes së ekonomisë dhe sundimit të së drejtës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori