LAJMI I FUNDIT:

Nikolla Stoillkov kandidat i OBRM-PDUKM-së për kryetar të Komunës së Novo Sellës

Nikolla Stoillkov kandidat i OBRM-PDUKM-së për kryetar të Komunës së Novo Sellës

Nikolla Stoillkov është kandidat i OBRM-PDUKM-së për kryetar të Komunës së Novosellës. Zgjedhjet për këtë komunë do të mbahen më 21 prill, së bashku me zgjedhjet presidenciale.

Stoilkov aktualisht është kryetari i komitetit qendror të OBRM-PDUKM-së në Novo Sellë.


Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Novosellës do të mbahen për shkak se ish-kryetari Boro Stojçev dha dorëheqje, pasi që u dënua me dënim me burg për tregti të paligjshme me cigare.

Dje LSDM njoftoi se kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Novosellës do të jetë Nikolla Andonov./Telegrafi/