LAJMI I FUNDIT:

Nikolla Poposki në takim me deputetët e Parlamentit Evropian në Bruksel

Nikolla Poposki në takim me deputetët e Parlamentit Evropian në Bruksel

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot realizoi një numër të madh të takimeve me deputetët e Parlamentit Evropian në kuadër të vizitës së tij dyditore në Bruksel. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga kryeqendra evropiane, Poposki sot në Europarlament u takua me njeriun e parë të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së, Dejvid Mekalister, me eurodeputetët Tonino Picula, Elmar Brok, Marijana Petir, si dhe me kryetarin e Partisë popullore evropiane (EPP), Zhozef Dol, me ç’rast temë diskutimi ishin eurointegrimi i Maqedonisë dhe kriza politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bisedimet ishin para së gjithash me vendet anëtare dhe me deputetët në Parlamentin Evropian në kushte në të cilat ministrat e Punëve të Jashtme diskutojnë rreth agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor nga njëra anë. Nga ana tjetër, në Parlamentin Evropian miratohet Rezoluta për Maqedoninë. Në dy rastet është e dukshme brengosja, por zgjidhja qëndron në praninë më të madhe të Maqedonisë dhe rajonit në aspektin e integrimeve evropiane. Në këtë situatë me më shumë gjendje krize në rajonin e Ballkanit, më e rëndësishmja është përsëri të kthehet agjenda evropiane”, informoi ministri Poposki pas takimeve.


Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Maqedonisë thotë se në periudhën e kaluar Bashkimi Evropian ka qenë shumë i fokusuar në vetveten dhe në mënyrë të pamjaftueshme i ka kushtuar kujdes nevojës për mesazh të qartë ndaj vendeve të rajonit dhe veçanërisht ndaj Maqedonisë./Telegrafi/