LAJMI I FUNDIT:

Nikoliq: Ajo çfarë po bëjnë shqiptarët me “Trepçën” e “Telekomin” është uzurpim

Nikoliq: Ajo çfarë po bëjnë shqiptarët me “Trepçën” e “Telekomin” është uzurpim

Ajo çfarë janë duke bërë shqiptarët në Kosovë me “Trepçën” dhe “Telekomin” është grabitje, uzurpim. Për këtë ne nuk mund të pajtohemi.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, njofton Klan Kosova.


Ai beson se janë prekur “vijat e kuqe”, e që është  arsye se pse autoriteteve në Prishtinë dhe Bashkimit  Evropian duhet t`i dërgohet një mesazh.

“Ne iu kemi lënë shumë gjëra shqiptarëve në Kosovë. Duhet të vendosen kufij. Për këtë arsye, nuk duhet të bëjmë lëshime kur bëhet fjalë  për shitjen e Trepçës, si dhe kur flitet për pronën e Telekom”, ka deklaruar ai për “Blic-in serb.

Nikoliq ka theksuar se Serbia nuk duhet të pranojë kushtëzime “nëse Brukseli në të vërtetë  i vendos ato për vazhdimin  e negociatave”, transmeton Klan Kosova.