Nga njëra anë konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, që nuk duket të jetë drejt përfundimit dhe nga ana tjetër një fazë e re pandemie që godet Kinën dhe vendet aziatike në përgjithësi. Janë faktorët kryesorë që vënë në vështirësi aktivitetet e kompanive shumëkombëshe perëndimore që veprojnë në tregjet ndërkombëtare.
Një gjë e tillë i ka ndodhur firmave të njohura si McDonald’s, Renault e Starbucks të cilat janë larguar nga Moska. Tani edhe Nike, deklaron se nuk do të shesë më produktet e tij në territor rus, por dhe Airbnb, që do të largohet nga Pekini që më 30 korrik.
Marka e njohur amerikane e veshjeve sportive, nuk ka rinovuar marrëveshjet në 37 dyqanet e saj në Rusi. Disa dyqane në Rusi rezultojnë ende hapur por vetëm sepse nuk lidhen drejt për së drejti me kanale zyrtare shitjesh por menaxhohen nga partnerë të pavarur. Vendimi i Nike nuk ishte i papritur pasi u parapri nga sipërmarrje të tjera duke e detyruar Rusinë që t’i rikthehet prodhimit vendas, me pasoja të rënda për shoqërinë sidomos për brezat e rinj.
Airbnb, shoqëria për dhënien me qera të shtëpive për një kohë të gjatë ose të shkurtër, ishte e vetmja kompani e madhe që kishte mbetur ende në Kinë por tani ka vendosur të ndërpresë aktivitet e saj të nisura nga 2016, kur kompania numëronte 25 milionë rezervime mesatarisht. Një lëvizje që bën dhe më të qartë ndarjen e Pekinit nga pjesa tjetër e botës në fushën e teknologjisë.
Një nga arsyet kryesore të këtij vendimi është konkurrenca e fortë me aplikacionet vendore që vendosin tarifa më të ulëta dhe rezultojnë më të mira për klientin në fund. Por ajo që përshpejtoi marrjen e vendimit është dhe censura e fortë që qeveria aplikon në dëm të aktiviteteve të ekonomive të huaja në Kinë por dhe pandemia dhe izolimet e reja që vështirësuan dhe më shumë aktivitetet.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, udhëtarët kinezë jashtë vendit ishin rritur tre herë më shumë në më pak se dhjetë vjet, përpara pandemisë. Totali në vitin 2019 ishte 155 milionë. Megjithatë, që nga viti 2020, e gjithë seria e kufizimeve të vendosura nga vendi për shkak të emergjencës COVID-19, ndër më të rreptat në botë, e ka bërë gjithnjë e më të vështirë udhëtimin drejt, dhe nga Kina.
Në këtë kontekst, Airbnb ka njoftuar se do të mbajë të hapur zyrën e Pekinit, por do të heqë 150 mijë listime në të gjithë vendin – nga gjashtë milionë në mbarë botën – duke filluar nga 30 korriku. Megjithëse sektori i turizmit është në një fazë rikuperimi, qëndrimet në vend përbëjnë rreth 1 për qind të biznesit të Airbnb në vitet e fundit. Kompania gjeneroi 6 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar, 77 për qind më shumë se një vit më parë, por tani është nën presion për të fituar më shumë pasi aksionet ranë me 34 për qind këtë vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë