LAJMI I FUNDIT:

Nika: Drenasi më 4 dhjetor do ta vendosë ditën e demokracisë

Nika: Drenasi më 4 dhjetor do ta vendosë ditën e demokracisë

Kandidati i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Bedri Nika, ka thënë se pas 17 vjetëve sa ka menaxhuar PDK-ja me këtë komunë, qytetarët e Drenasit më 4 dhjetor do ta ndryshojnë këtë qeverisje dhe do të vendosin për demokraci.

Në një intervistë për Kosovapres, Nika ka thënë se Drenasi pas shumë viteve do t’i kthehet partisë institucionale.


Andaj, ai ka thënë se më 4 dhjetor do të vendos qytetari i Drenasit dhe ka shtuar se kjo ditë do të jetë dita e kthimit në këtë komunë.

“Drenasi ka qenë së pari bastion i LDK-së dhe tani ka provua për këto 17 vjet qeverisjen e partisë në pushtet dhe jam shumë i bindur që Drenasi do t’i kthehet partisë institucionale, partisë së traditës dhe vlerave zhvillimore dhe do të kthehet në LDK. Kështu që ne presim që të jemi mirë në këto zgjedhje, se a do të dalim mirë apo jo do të vendos qytetari i Drenasit më 4 dhjetor në ditën e demokracisë së Drenasit. 4 dhjetori do të cilësohet si dita e kthimit të demokracisë në Drenas”, ka thënë ai.

Nika thotë se qytetarët e Drenasit tashmë po thonë se Bedri Nika është kryetari i ri, dhe kjo e bënë atë të bindur se nuk ka vend për pyetjen ‘nëse do t’i fitojë zgjedhjet apo jo’.

“Ju po thoni ‘në rast se’, por qytetarët e Drenasit po thonë ‘ju jeni kryetar i Drenasit më 4 dhjetor’… Kështu që prioritetet strategjike të qeverisjes në Drenas nga LDK-ja dhe unë si kandidat i LDK-së për Drenas kemi vu edhe në program qeverisjen e mirë, arsimin, shëndetësinë, mirëqenien sociale, infrastrukturën, bujqësinë dhe zhvillimin rural dhe ambient të favorshëm për biznese. Kur i themi krejt këto, ne duhet të kemi vëmendjen te qeverisja e deritanishme që deri më tani ka qenë qeverisje e keqe dhe ne kërkojmë ta ndryshojmë atë. Dhe çka do të thotë qeverisje e mirë, qeverisje e mirë do të thotë të ketë rregull dhe disiplinë në administratën komunale dhe në vet kryetarin e komunës, kështu që ne jemi të bindur se ne do të krijojmë një ambient shumë të mirë edhe në qeverisje dhe në menaxhimin e shumë projekteve për Drenasin”, është shprehur ai.

Ndërkohë, një nga premtimet e Nikës si kandidat për kryetar Komune, ka thënë se është depolitizimi i administratës dhe i gjithë sektorit publik në këtë komunë.

Nika thotë se një gjë të tillë nuk do ta bëjë me dhunë apo përjashtime nga puna, por duke iu krijuar kushte për punë këtyre punonjësve dhe duke i bërë ata që të kryejnë punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Në institucionet komunale hiq ski nevojë me përmend statistika veç me shku edhe me pa se në administratën komunale, në sektorin e arsimit, në shëndetësi janë 100 për qind politik. Dhe ne nuk do ta marrim shpatën në krah me shku me i heqë ata prej punës, por të krijojmë kushte të mira që ata të kryejnë punën cilësore, jo si deri më tani por të përkushtohen për punën dhe t’ju shërbejnë qytetarëve, arsimtari t’ju shërbej nxënësve, dhe të jetë i përgatitur ne do të krijojmë edhe kushte për arsimtarin, edhe për stafin mjekësor që të kenë trajnime adekuate për profesionet e tyre… Kështu që besoj shumë të do të arrijmë ta ndryshojmë këtë gjendje të mjerueshme që ka qenë deri më tani”, ka thënë Nika.

Në programin e tij për udhëheqje me Drenasin, Bedri Nika ka thënë se si pikë të parë e ka kthimin e ligjshmërisë në këtë komunë, përmirësimin e cilësisë në arsim, shëndetësi e infrastrukturë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori