LAJMI I FUNDIT:

Gjeloshaj: Merrni pjesë në këtë vendim historik, Malësia do triumfojë në Tuz (Video)

Gjeloshaj: Merrni pjesë në këtë vendim historik, Malësia do triumfojë në Tuz (Video)

Kjo është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Mal të Zi, pasi për herë të parë në Tuz votohet për kreun e komunës.

Thirrjet që shqiptarët të votojnë të gjithë për kandidatin e koalicionit “Malësia na bashkon”, nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në Tuz ndodhet i dërguari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili raporton për situatën në Tuz, kandidatët në zgjedhje dhe parashikimet e sondazheve, ndërsa solli edhe një prononcim të kandidatit shqiptar, Nik Gjeloshaj.

Zgjedhjet në Tuz, shqiptarët kërkojnë komunën
Lexo po ashtu Zgjedhjet në Tuz, shqiptarët kërkojnë komunën

“Procesi i votimit po shkon normalisht, te shqiptarët e Tuzit dallohet lehtësisht gëzimi, pasi 3 partitë shqiptare kanë bashkuar forcat për këtë garë të rëndësishme. Deri tani raportohet se kanë votuar më tepër se 36 % e votuesve”, raportoi gazetari Veliu.

Deri në ora 10 marrin pjesë 9.4% e votuesve në zgjedhjet në Tuz
Lexo po ashtu Deri në ora 10 marrin pjesë 9.4% e votuesve në zgjedhjet në Tuz

“Faleminderit shumë për prezencën dhe interesimin tuaj. Procesi ka filluar në mëngjes, ku janë evidentuar edhe disa probleme teknike, ndërsa çdo dy orë bëhet ristartimi i kompjuterit që bën identifikimin e votuesve. Qëllimi ynë është që kjo të jetë një ditë feste për Malësinë, ndaj bëjmë apel që të kemi pjesëmarrje masive në këtë vendim historik. Të gjitha pengesat nuk mund të ndalin procesin, që është triumfi i Malësisë”, tha kandidati Nik Gjeloshaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori