Nigeri, 15 të vdekur në përleshjet mes ushtrisë dhe ekstremistëve

Ushtria kumtoi se në përleshje janë vrarë 14 ekstremistë dhe një ushtar dhe shtohet se ekstremistët kishin planifikuar që për Festën e Pashkëve të kryejnë sulme në qytet, ndërsa banorët lokalë thanë se kanë dëgjuar shkëmbimin e zjarrit dhe disa shpërthime pas fillimit të përleshjes së armatosur.
“Në bastisje janë vrarë 14 terroristë, ndërsa komandanti i tyre është arrestuar”, iu tha gazetarëve gjenerali Iliasu Aba, duke shtuar se ushtria “ka humbur një ushtar, ndërsa që edhe një tjetër është plagosur rëndë”.
Në Nigeri në të kaluarën pati sulme në kohën e festave të krishtera. Vitin e kaluar për Pashkët, në një sulm me bomba në qytetin Kadun qenë vrarë 41 persona.
Sulmin më vdekjeprurës organizata ekstremiste islame e bëri vitin e kaluar, kur me sulme të koordinuara me bomba dhe me armë zjarri qenë vrarë 185 persona. /Telegrafi/

















































