Së fundmi është raportuar se ajo do të jetë paneliste në serinë e pestë të “The Masked Singer”.

Dhe Nicole Scherzinger ka treguar tashmë se nuk po pushon asnjë moment, duke zbuluar se po punon pa pushim, shkruan Daily Mail.


42-vjeçarja në disa postime në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, ku shihet duke bërë gjënë më të preferuar.

40469190 9361943 image a 17 1615768462938

Derisa ishte së bashku me të dashurin e saj, Thom Evans, Nicole nuk la pa theksuar tiparet e bujshme trupore.

Të tilla imazhe dyshja i kanë realizuar në palestër, derisa Thom shfaqi fizikun e tij të formësuar.

34682740 9361943 Working up a sweat Nicole Scherzinger and Thom Evans appeared st a 12 1615767693658

Zeshkania bëri edhe disa akrobacione, të cilat u komentuan tej mase nga ndjekësit e artistes.

Kujtojmë se Nicole dhe Thom kanë qenë duke shijuar romancën që nga viti 2019, ndërsa u takuan në edicionin e “X Factor”. /Telegrafi/

38413712 9181337 image a 141 1611490296292