Nico Williams fillon xhirimet e videos së lamtumirës për tifozët e Athletic Bilbaos

Nico Williams ka filluar xhirimet e videos së tij të lamtumirës për tifozët e Athletic Bilbaos, sipas Nico Rodriguez të El Chiringuito TV.
Williams tashmë e ka informuar Athletic Bilbaon se planifikon të largohet këtë verë dhe se i vetmi klub që dëshiron të bashkohet është Barcelona.
Anësori këmbë shpejtë pritet t’i bashkohet klubit katalunas në javën e parë të korrikut përpara ndeshjeve parasezonale.
Barcelona synon të paguajë klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh në këste, duke filluar nga 1 ose 2 korriku.
Duket se në një mënyrë ose në një tjetër, Williams do të jetë lojtar i Barcelonës sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































