LAJMI I FUNDIT:

Ngrohja solare e Prishtinës, sot para deputetëve Marrëveshja e kredisë me Bankën Evropiane  

Ngrohja solare e Prishtinës, sot para deputetëve Marrëveshja e kredisë me Bankën Evropiane  

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në seancë plenare.

Mbledhja e Kuvendit është paralajmëruar të nisë nga ora 10:00.

Në rend dite janë10 pika, ndër të cilat edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit.


Ndryshe, të mërkurën ka dështuar të mbahet seanca për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve.

Rendi i ditës për seancën e sotme:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit,

Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,

Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator sistemi, transmisioni dhe tregu sh. A.) dhe Frankfurt am Main (KFË),

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.