LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e temperaturave, doktoreshë Drita Gashi-Peqani jep këshilla si duhet kujdesur për shëndetin (Video)

Ngritja e temperaturave, doktoreshë Drita Gashi-Peqani jep këshilla si duhet kujdesur për shëndetin (Video)

Muaji korrik, ka hyrë me ngritje të temperaturave në Kosovë. E kjo ka ndikuar në përkeqësimin e personave që janë në moshë të shtyrë dhe atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Doktoreshë Drita Peqani – Gashi, në një prononcim për Telegrafin, ka folur se si duhet të kujdesemi për shëndetin gjatë ditëve të nxehta, kur temperatura arrijnë kulmin.


Gashi ka thënë se ngritja e temperaturave ndikon keq te personat që vuajnë nga sëmundjet të mushkërive, sëmundjet reumatike, alergjitë e ndryshme, diabet, etj.

Ajo ka theksuar se numri i personave që kërkojnë ndihmë gjatë këtyre ditëve është rritur por jo shumë, për arsye se ka si duket një vetëdijesim të qytetarëve në raport me shëndetin e tyre.

Më tutje doktoresha ka porositur që personat që rrezikohen për shëndetin e tyre nga temperaturat e larta, t’i reduktojnë daljet në orët e pikut, nga ora 10:00 – 11:00, deri në ora 16:00 – 17:00.

“Nëse e kanë patjetër të dalin, atëherë të kenë kujdes më veshjen e tyre. Të veshin rroba me ngjyra të hapura. Të bartin kapela, syze, etj. Një pjesë tjetër e rëndësishme gjatë këtyre ditëve është kujdesi për ushqimin dhe pijet. Duhet t’i largohen ushqimeve me shumë kalori dhe yndyrëra, dhe të konsumojnë së paku 2 deri në 2.5 litra”, ka sqaruar Peqani – Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori