LAJMI I FUNDIT:

Ngritet çmimi i gazit, kaos në Kazakistan – dorëhiqet qeveria, presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ngritet çmimi i gazit, kaos në Kazakistan – dorëhiqet qeveria, presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Në mbarë Kazakistanin u organizuan protesta masive për shkak të rritjes së çmimit të gazit, e cila shkaktoi pakënaqësi te popullata.

Kjo provokoi demonstrata të mëdha që pasuan përleshjet mes protestuesve dhe policisë. Përplasjet ishin të ashpra, ndaj policisë iu desh të përdorte në disa raste bomba shokuese dhe gaz lotsjellës.


Fakti se mbi 100 policë u plagosën gjatë demonstratave flet shumë se sa doli jashtë kontrollit situata, raporton cnn.

Për shkak të situatës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe kjo ka bërë që presidenti i Kazakistanit, Kasim-Jomart Tokayev, të pranojë dorëheqjen e qeverisë.

Këto demonstrata kanë tronditur imazhin e Kazakistanit si një vend politikisht i qëndrueshëm dhe i kontrolluar fort, i cili ka arritur të tërheqë qindra miliarda dollarë investime të huaja në industrinë e naftës dhe metaleve gjatë tre dekadave të pavarësisë.

Ai urdhëroi gjithashtu qeverinë të hartojë një ligj për falimentimin personal dhe të konsiderojë ngrirjen e çmimeve të shërbimeve dhe subvencionimin e qirave për familjet e varfra.

Tokayev më pas shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dy-javore në qytetin më të madh të vendit, Alma-Ata, dhe në provincën jugperëndimore të Mangistaut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori