LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë për shtatë presona që lidhen me laboratorin e drogës në Tetovë

Ngritet aktakuzë për shtatë presona që lidhen me laboratorin e drogës në Tetovë

Gjykata themelore Shkupi 1 ka ngritur aktakuzë ndaj dy shtetasve të Serbisë, dhe pesë shtetasve të Maqedonisë, që lidhen me rastin e laboratorit më të madh të prodhimit të drogës sintetike-amfetaminë, të zbuluar në Evropën Juglindore.

Personat akuzohen për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Lënda doli si rezultat i bashkëpunimit disamujorë me Prokuroinë themlore të Serbisë.


Në këtë aktakuzë janë të përfshirë të arrestuarit në Tetovë, ku në shtëpinë e njërit u gjet laboratori. Për shkak të mundësisë së ikjes, të gjithëve u është shqiptuar masa e paraburgimit./Telegrafi/