LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër shtatë personave në Gjakovë, disa prej tyre zyrtarë të komunës

Aktakuzë kundër shtatë personave në Gjakovë, disa prej tyre zyrtarë të komunës

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër shtatë  personave me inicialet R.M., J.K., J. Sh., B.K., I.V., V.M., dhe Q.K., për veprat penale, “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, nga neni 285 paragraf 1 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 434 paragraf 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe, veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragraf 1pika 2.1 të KPRK-së.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, i pandehuri J.K., më 16.11.2018, në Malishevë, në cilësinë e kryetarit të komisionit dhe dy të pandehurit J. Sh., dhe B.K., në cilësinë e anëtarëve të komisionit për pranimin e punimeve në projektin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Balincë, në dokumentin zyrtar- Raportin e pranimit teknik, kanë shënuar të dhëna të rreme duke vërtetuar se është përmbushur kontrata, me operatorin ekonomik N.T.“ Flamuri”, në Malishevë dhe i plotëson kushtet për përdorim, ku vlera totale ka qenë 9.870 euro edhe pse të njëjtët nuk i kanë kryer punët sipas kritereve të kërkuara me kontratë, transmeton Telegrafi.


Tutje në njoftim thuhet se, i pandehuri I.V., në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe e pandehura V.M., në cilësinë e menaxherit të projektit të kanalizimi në fshatin Ballincë, në dokumentin zyrtarë, kanë shënuar të dhëna të rreme duke vërtetuar se pas daljes në terren, janë realizuar punimet në bazë të projektit të kontratës, duke rekomanduar që t’i bëhet pagesa për realizimin e këtyre punimeve, edhe pse punimet nuk ishin kryer sipas kushteve të kërkuara në kontratë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit J.K., J. Sh., B.K., I.V., dhe V.M., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragraf 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“I pandehuri R.M., gjatë muajit tetor 2018 në Malishevë, në cilësinë e personit përgjegjës të Operatorit ekonomik N.T.. “Flamuri”, në Malishevë, me dashje ka shkelur ligjin e afarizmit duke vepruar në kundërshtim me standardet e rregullta të afarizmit, ku pasi ka fituar kontratën për kryerjen e punimeve të kanalizimit në fshatin Balincë, nuk i ka përmbushur kushtet e kërkuara sipas kontratës, kështu duke i shkaktuar Kontraktuesit, Komunës së Malishevës dëm material në vlerë prej 9.870,18 euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, nga neni 285 paragraf 1 të KPRK-së.

I pandehuri Q.K., më 12.02.2018, në cilësinë e personit zyrtar, në drejtorinë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës, ka keqpërdorur pozitën e tij me qëllim që të sjell dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, për vete dhe të tjerët, bën përmasën edhe parallogaritë për shpuarje horizontale të rrugës për kalimin e gypit të kanalizimit në gjatësi 55 metra, në vlerë prej 3500 euro, edhe pse në vendin e njëjtë ka ekzistuar e njëjta shpuarje horizontale, duke i shkaktuar autoritetit kontraktues- Komunës së Malishevës dëm material rreth 3500 euro”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragraf 1 pika 2.1 të KPRK-së.

Prokurori rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit R.M., J.K., J. Sh., B.K., I.V., V.M., dhe Q.K., të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori