LAJMI I FUNDIT:

Ngrin Shqipëria, temperatura arrin deri në -11 gradë

Ngrin Shqipëria, temperatura arrin deri në -11 gradë

Të hënën fillon mësimi nëpër shkolla dhe puna në institucionet e Shqipërisë.

Meteorologët parashikojnë një javë të ftohtë, duke qenë se jemi dhe në kulmin e dimrit.


“Temperaturat të hënën do të kenë rënie të ndjeshme. E hëna dhe e marta parashikohen të jenë dy ditët më të ftohta të kësaj jave, ku termometri do të zbresë në -10 apo -11 gradë në zonat malore. Edhe bregdeti dhe zonat e ulëta të jenë në vlera negative. Tirana mund të shkojë edhe në -2 gradë. Përjashtim bën Saranda, e cila mund të shënojë vlerën 1 apo 2 gradë”, shprehet meteorologja Lajda Porja.

Në 15-ditëshin e parë të janarit nuk do të kemi ndonjë çudi sa i përket reshjeve, do të jenë shumë pak të pranishme.

“Ky i ftohtë do të qëndrojë shumë pak, për dy ose tre ditë e më pas temperaturat do të vijnë në rritje graduale përgjatë dy javëve të para të janarit”, vijon Porja.

Masat ajrore me origjinë polare e kanë përfshirë prej disa ditësh një pjesë të madhe të kontinentit evropian. Kryesisht Evropa qendrore dhe perëndimore, Gjermania, Franca, Austria, po përjetojnë të ftohtë të acartë. Ndërkohë në kontrast me Evropën, Australia po përvëlohet nga zjarret.

“Përgjithësisht janari do të ketë shumë ditë me mëngjese të ftohta, por pa reshje. Episodet me reshje 24 apo 48 orësh janë spostuar në 15-ditëshin e dytë të janarit”, përfundon meteorologja. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori