LAJMI I FUNDIT:

“Ngrihet” procesi i riformatimit të Qeverisë (Video)

“Ngrihet” procesi i riformatimit të Qeverisë (Video)

Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ndonjë lëvizje para në drejtim të riformatimit të kabinetit të ministrave. Ishte kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa  i cili vazhdimisht ka thënë se riformatimi i Qeverisë do të ndodhë.

Ai ka deklaruar se janë duke biseduar edhe me partnerët e koalicionit, në rend të parë me PDK-në, dhe se më vonë,  të gjitha plotësimet do t’i bëjnë në bazë të asaj që kërkohet.


E, para një muaji, kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pati konfirmuar se pas një shtatorit do të ndodh riformatimi i Qeverisë.

Analistët vlerësojnë se rifarmitimi i Qeverisë është lojë politike e liderëve të partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK. /Tribuna Channel/