LAJMI I FUNDIT:

“Ngjyrat e shpirtit tim”, ekspozitë dedikuar viktimave të dhunës seksuale (Video)

“Ngjyrat e shpirtit tim”, ekspozitë dedikuar viktimave të dhunës seksuale (Video)

Me anë të pikturave, ato i kanë shprehur ndjenjat e tyre që i kanë mbajtur në vete tash e 19 vite.

Është fjala për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit, të cilat punimet e veta tash i kanë prezantuar në ekspozitën “Ngjyrat e shpirtit tim” e cila është hapur nga Muzeu i Kosovës së bashku me organizatën UN Woman.

Rozafa Kelmendi, e cila është pjesë e kësaj organizate ka thënë se kjo ekspozitë ka ndikuar pozitivisht te ato.

“Nëpërmjet kësaj ekspozite shpresojmë të arrijmë të ndikojmë sadopak në perceptimin e qytetarëve ndaj dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin dhe njëkohësisht të bëjmë thirrje për solidaritet me të mbijetuarat”, deklaroi Rozafa Kelmendi.

Në disa prej pikturave është i vendosur emri i autorit, ndërsa disa prej tyre nuk janë të identifikuar, për arsyeje se ende ndihen të turpëruar.

Disa nga to shprehin paqe, disa shpresë për jetë dhe të tjera mirësi dhe solidaritet.

“Motivet kryesore janë paqja, dashuria dhe solidariteti, që janë poashtu për t’u përqafuar nga vizitorët këtu dhe nga shoqëria jonë”, shprehet më tej Rozafa Kelmendi.

Çdo pikturë ka një domethënie të veçantë, ku tregohet historia e dhimbshme që ata e kanë kaluar.

Ndërsa Besnike Rraci, nga Muzeu i Kosovës ka thënë se muzeu do të vazhdojë të organizoj aktivitete të tilla, e sidomos ato që tregojnë historinë e të gjithë shqiptarëve.

“Muzeu i Kosovës çdo ditë punon në ngritjen e vetëdijes së popullatës dhe për ngritjen e kapaciteteve të tyre. Muzeu i Kosovë është i hapur për aktivitete të ndryshme të cilat kanë bazë edukimin. Ka qenë kënaqësi e veçantë të punojmë për UN Woman. Pjesë e ekspozitës është tema e grave të dhunuar gjatë luftës së fundit. Në ekspozitë janë të vendosura 46 punime nga vetë autoret”, thotë Besnike Rraci.

Ekspozita ka karakter shitës, dhe të gjitha të ardhura do të shkojnë tek autorët e veprave, pra të mbijetuarat e dhunës seksuale./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori