LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra që frymon me harmoni

Ngjyra që frymon me harmoni

Qysh në kohët e lashta të pasurit e kanë përdorur në pallatet e tyre, në mënyrë që me bukurinë dhe elegancën e saj t’i bënte enterierët e tyre edhe më të bukur e elegantë.

Mund të thuhet që ngjyra vjollce dhe ajo e errët vjollce mund të kalojnë nëpër të gjitha stilet e rregullimit, duke filluar nga ai klasik e deri te stilet më moderne të rregullimit të enterierit, transmeton Telegrafi.


luxury-living-room-set-70-modern-interior-design-ideas-12-581

Në dhomën e ditës përdoret shumë shpesh, ndërsa ajo që e bën atë të duket më ndryshe është se kryesisht thuhet që personat më të guximshëm ose ata të cilët pëlqejnë të eksperimentojnë e përdorin këtë ngjyrë si bazë në dhomën e tyre të ditës.

dakr-purple-living-room

Nëse nuk jeni aq të sigurt që ngjyra vjollce dhe ajo e errët vjollce të jetë dominuese në dhomën tuaj të ditës, atëherë zgjidhni ndonjë detaj ose pjesë të mobilieve me atë ngjyrë.

Classic-Bedroom-Concept-with-Purple-Wool-Rug-and-Decorative-Wall-Picture-Using-Purple-Bed-Linen

Mund të gjeni ndonjë tepih me këtë ngjyrë dhe kështu ta pasuroni enterierin tuaj dhe ta bëni atë më të bukur dhe më interesant për vete, familjarët dhe mysafirët tuaj.

appealing-modern-bedroom-decorating-ideas-with-black-and-purple-wall-paint-color-themes-also-featuring-contemporary-white-low-profile-bed-floating-style-incorporates-black-f

Nëse doni që dhomën tuaj të fjetjes ta zbukurojë kjo ngjyrë, më së miri blini mbulesa me atë ngjyrë. Këtë ngjyrë mund ta kombinoni me të bardhën, ngjyrën e kafesë, të hirtën dhe me shumë ngjyra të tjera.

purple-bathrooms

Banja me ngjyrë vjollce është një sfidë e vërtetë, madje edhe për disenjatorët e njohur të enterierit, edhe pse ata e përdorin mjaft shpesh.

Nuk rekomandohet kjo ngjyrë si ngjyrë bazë, por mund ta përdorni si ngjyrë të një muri në banjën tuaj, ose si ngjyrë të ndonjë elementi në të, si për shembull vaska.

kuzhina

Ngjyra vjollce, nëse përdoret në kuzhinë dhe për elementet e saj, duhet të jetë me shkëlqim, ndërsa duhet të shmanget ajo pa shkëlqim, sepse në mënyrë vizuale e zvogëlon hapësirën. Kështu pultet dhe elementet e kuzhinës në kombinim me shkëlqim të lartë janë një zgjidhje e duhur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Astrologji
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori