Për disa njerëz temperaturat e ftohta dhe ditët më të shkurtra sjellin ndër mend mrekullitë e stinës së ftohtë, mbrëmje komode pranë oxhakut me zjarrin bubulak. Por, për të tjerë kjo stinë përkthehet në dëshpërim, mërzitje
Shkencëtarët thonë se mund të ketë një indikacion se pse disa njerëz vuajnë nga çrregullimi emocional sezonal (SAD), ndërsa të tjerë jo. Sipas një studimi të kohëve të fundit, ngjyra e syve mund të luajë një rol të rëndësishëm.
Hulumtimi i ri, i botuar në revistën e Shkencës dhe Psikologjisë së Sjelljes, zbuloi se njerëzit me sy të çelët ose të kaltër tentonin të kishin më pak disponim sezonal gjatë dimrit, si edhe probleme me peshën, oreksin, gjumin dhe aktivitetin social.
Studimi përfshinte 175 studentë universitar dhe të diplomuar nga Jugu i Uellsit dhe Qipro, me një moshë mesatare afro 24 vjeç.
“Arsyeja pse ngjyra e syve mund t’i bëjë disa njerëz më të prirur ndaj depresionit ose ndryshimeve të humorit mund të jenë për shkak të sasisë së dritës që mund të procesojnë sytë e një individi”, shkruan Lance Workman, PhD, autori kryesor i studimit dhe profesor i psikologjisë në Universitetin e Uellsit.
Sytë me më pak pigment të kaltër ose gri, për shembull, janë më të ndjeshëm ndaj dritës, që do të thotë se ata nuk kanë nevojë të absorbojnë aq shumë për qelizat e tyre retinale për të marrë dhe përpunuar imazhe. Kjo gjithashtu do të thotë, se njerëzit me nuanca të syve të hapura lëshojnë më pak melatonin gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Melatonina është një hormon i prodhuar nga trupi që na ndihmon të kalojmë në gjumë. Por, disa ekspertë besojnë se shumë melatoninë ose një çekuilibër i melatoninës dhe serotoninës, një tjetër hormon që rregullon gjendjen e humorit mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të lodhur ose të depresuar.
Prandaj, Workman shkroi, njerëzit me nuancë sysh të hapur prodhojnë melatoninë më pak dhe mund të kenë “rezistencë ndaj çrregullimeve emocionale sezonale”, edhe pse ai thekson se nuk është garanci kundër depresionit të dimrit.
Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar gjithashtu që njerëzit me sy kafe ose të errët kanë më shumë gjasa të jenë në depresion sesa ato me nuancë kaltër.
Natyrisht, Workman thotë se ngjyra e syrit nuk është aspak faktori i vetëm që përcakton nëse një person do të zhvillojë depresionin sezonal apo jo. Edhe njerëzit që shpenzojnë shumë orë në ambiente të mbyllura janë gjithashtu më të prekshëm ndaj rënies në depresion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët